Sofie Woz është një modele nga Hollanda e cila i ka patur pasion fotografitë nudo.Ndërsa tani ajo i është rikthyer profesionit të infermieres, për të cilin është kualifikuar.
28 vjeçarja më parë udhëtonte në të gjithë botën për fotot e saj profesionale, ndërsa tashmë po ndihmon në një klinikë të moshuarish në qytetin e saj të lindjes Roosendaal në Holandë.
Modelja ka të dashur një DJ të njohur britanik. Ata kishin në plan të udhëtonin këtë vit dhe kishin blerë një furgon, por pandemia i detyroi të ktheheshin në shtëpitë e tyre.
“Qëndrova për dy javë në shtëpi dhe nuk kisha çfarë të bëja, kështu që vendosa ta provoj. Më erdhi aprovimi se mund të filloja në një klinikë në Roosendaal. Për fat të mirë tashmë numrat e infektimit po ulen dhe qeveria po zbut kufizimet. Mezi pres të rifilloj të pozoj në të ardhmen, por për momentin po punoj si infermiere. E di që është e përkohshme por kam nisur të mësohem”, tha Sofie.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66