Një veprim i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i bërë sot gjatë ditës, ka bërë që ky i fundit të ‘bombardohet’ me komente pozitive nga shumë qytetarë.Kurti ka treguar se po i respekton masat e marra nga Qeveria e tij, kundër pandemisë së Covid-19.
Kreu i qeverisë sot ka dalë për të blerë gjërat ushqimore për shtëpi, duke respektuar orarin e caktuar në bazë të shifrës së parafundit të numrit personal për kufizimin e lëvizjes, përcjell ‘Bota sot’.

“Bravo”, legjendë e gjallë, me ty deri t’i largojmë hajnat”, janë disa prej komenteve që janë shkruar për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Se Kurti pëlqehet shumë në rrjetin social në ‘Facebook’, kjo nuk është hera e parë që ka raportuar gazeta “Bota sot”.
Postimet e Kurtit tashmë dihet qartë se janë më të pëlqyerat në vend, për dallim nga politikanët e tjerë.
Në vazhdim, ju sjellim disa nga komentet që i kemi siguruar. /’Bota sot’/




Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66