Një çift lezbikesh ka zbuluar se janë shtatzënë nga një donator i spermës, që ato gjetën në mediat sociale dhe se mund të lindnin në të njëjtën kohë.
Kat Buchanan, 33 vjeç dhe e fejuara e saj Taryn Cumming, 31 vjeç, donin të kishin fëmijë që nga fillimi i marrëdhënies së tyre dy vjeçare.
Çifti, i cili jeton në Auckland të Zelandës së Re, thanë se donin të prisnin deri në fund të vitit 2020, për të filluar një familje.
Por kur mjekët thanë që të dyja kishin rezerva të ulëta të vezëve për moshën e tyre, duke e bërë të vështirë për t’u ngjizur, ato i morën gjërat në duart e tyre.
Çifti vendosi të kërkojë një dhurues në një grup privat në Facebook, për spermatozoidët dhe dhuruesit e vezëve.
Në fund të vitit 2019, ato gjetën njeriun perfekt.
Cumming tha:
Jemi me shumë fat që kemi gjetur dikë me të vërtetë të denjë.Ne e dimë historinë e tij mjekësore, si dhe historinë e familjes. Ai shkon për kontrolle dhe sperma e tij u analizua, dhe ne kemi një kontratë për mbrojtjen e tij dhe tonën.
Më 28 mars, të dyja gratë kishin teste pozitive të shtatzënisë.
Zonja Buchanan tani është dhjetë javë shtatzënë dhe zonja Cumming është pothuajse nëntë javë.
Të dy foshnjat janë 12 ditë larg, por ka të ngjarë që ato të lindin në të njëjtën kohë.
Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66