Pezullimi i zbatimit të dekretit të presidentit për mandatimin e Hotit për formimin e qeverisë së re s’është asgjë tjetër perveç një lojë bizare në mes Gjykatës Kushtetuese dhe Presidentit Hashim Thaçit. Pezullimi i përkohshëm i dekretit nuk është aspak në favor të Qeverisë në detyrë të Kurtit, po përkundrazi, në favor të Thaçit dhe të Avdulla Hotit. Pse Gjykata Kushtetuese e Kosovës dekretin e Thaçit se ka bërë tërësisht të ndaluar e të përhershme, por të përkohshme deri më 29 maj. Këto janë konspiracione trukuese të Thaçit e Gjykatës Kushtetuese sa për të arsyetuar se ja në Kosovë egzistojnë ligjet kushtetuese.
Pezullimi i dekretit të Thaçit nuk e ka kuptimin e mohimit të mandatit të Hotit për Kryeministër, po të një pauze disa ditore pandemike. Po, pas 29 majit si do veprojë Gjykata Kushtetuese, mos ndoshta pezullimin e dekretit të Thaçit e ka bërë për shkak pandemisë e jo për shkak kushtetueses së Kosovës?
@S.Mehazi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66