Jemi të prirur, punët ti neglizhojmë dhe të mos ua japim hakun. Jemi të prirur, të presim deri momentin e fundit të mos ndërtojmë qëndrim dhe të jemi pasiv ndaj dukurive shoqërore. Jemi të prirur, për çështje kolektive të marim qëndrime individuale, e kështu me radhë.
Nga ana tjetër nuk kemi rend dhe shprehi që të ndërtojmë sisteme institucionale të vlerave të shkruara dhe më huxhum, ngutemi kur na “befasojnë” ndodhitë sikur më BFI-në, që të gjejmë zgjidhje. Dikush mbështet një hoxhë, tjetri një tjetër, sipas fontanës së dëshirave dhe fillojnë debate dhe grindje të panevojshme, të padobishme.
BFI-ja ka kushtetutë, besoj edhe rregullore të ndryshme, ndër të cilat edhe për zgjedhje të kryetarit të BFI-së, ka dhe organe përkatëse të cilat dinë ta lexojnë çdo akt dhe dokument dhe në bazë të grumbullimit të aplikimeve dhe konkurimeve për postin Reis, të hulumtohet biografia, por edhe për shtatë breza gjeneza e tij.
Në bazë të këtyre veprimeve do të zgjedhej ai që i plotëson kushtet formale dhe joformale dhe do pranohej pa krijuar grupacione dhe tifoz të kënaqur e të pakënaqur.
Ju lutem bëhuni shembull i mirë edhe për tjerët. Emrin musliman e kemi të madh, hajt edhe punët të jenë të tilla.
Reshat Kamberi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66