Secili amerikan do të qeshte me këtë konstatim absurd dhe me këtë gjuhë ekskluzive të opozitës.
“Miqësinë e shënjtë”!!! Ku ka miqësi të shenjtë mes shteteve?! Miqësi të shenjtë nuk ka as mes dy inidvidëve. Të thoshit bile miqësinë tonë të veçantë, apo speciale me Amerikën. E veçantë dhe speciale nga ana jonë, sepse ia kemi nevojën dhe jo nga ana e saj që nuk ka nevojë për ne.
Amerika nuk po mund t’i bind serbët të heqin dorë nga Kosova, sespe ata kanë vendosur të mos e dëgjojnë, meqë ata i mbështetë Rusia deri në fund. Tash, ajo tenton t’i bind shqiptarët si palë me e dobët dhe pa ndonjë mbështetje tjetër në mënyrë që të lëshojnë pe në kërkesat e Beogradit dhe t’ i jepet fund konfliktit politik mes dy vendeve. Dhe, kur ti je pala që lëshon udhë nuk ka mundësi të mos mbetesh pala e lagur.
Tash, Albin Kurti është i vetmi politikan shqiptar me subjektin e tij politik që po bën politikën parimore, në mënyrë që Kosova të imponohet si shtet në dialog me nje shtet tjetër e jo so një krijesë fisesh që janë në gjendje t’i harrojnë të gjitha kauzat kur i rrokë në dorë i forti.
Duke dëgjuar gjuhën e opozitës fitohet përshtypja sikur Amerika po na lutë me na anëtarësu në OKB si Kosovë të pavarur e sovrane, por këtë po e penguaka Albin Kurti!!!
Liri LOSHI
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66