
Parashikimi është bërë nga Instituti i Shëndetit pranë Universitetit të shtetit Uashington.
Ai konfirmon paralajmërimet e zyrtarëve të shëndetit publik, sipas të cilëve heqja e parakohshme e bllokimeve në qytete mund të çojë në shpërthime të reja të virusit.
Studiuesit e Institutit thanë se pasojat e sakta të hapave që po ndërmerren për rihapjen e bizneseve dhe zbutjen e urdhrave të qëndrimit në shtëpi është vështirë të vlerësohen me saktësi.
Modeli i rishikuar i Institutit, që citohet shpesh nga Shtëpia e Bardhë dhe autoritetet e tjera të shëndetit publik, thotë se vlerësimi i ri përfaqëson një mesatare mes skenarit më të mirë prej 102,780 vdekjesh dhe atij më të keq prej 223,490 vdekjesh deri më 4 gusht.
Deri tani, numri zyrtar i vdekjeve e ka kaluar shifrën 82 mijë.
/VOA
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66