Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varheji theksoi sot se Ballkani Perëndimor dhe BE duhet të bashkëpunojnë që të përgatiten për hapjen e mundshme dhe graduale pas masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë së COVID-19.
“Dëshirojmë t’u bashkohemi partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor si udhërrëfyes për sa i përket heqjes graduale të kufizimeve të udhëtimit, hapjen e bizneseve dhe shërbimeve hoteliere duke respektuar situatën shëndetësore”, shkruan Varheji në profilin e tij në Twitter.
Varheji mori pjesë sot në një video-konferencë me ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve fqinje të BE-së, të organizuar prej shefave të diplomacive të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66