Para se koronavirusi të shkaktonte një krizë globale, viti 2020 parashikohej të ishte vendimtar në lidhje me marrëdhënien BE-Kinë. Në një samit të zhvilluar në shtator 2019, u diskutua se BE dhe Kina do të ndërmerrnin hapa të rëndësishëm në marrëdhëniet e tyre ekonomike dhe strategjike. Por, plani për marrëdhëniet e tyre, tashmë është në krizë. Përgjigja e Kinës ndaj Covid-19 ka lënë një shije të hidhur tek zyrtarët evropianë. Kjo gjë sigurisht e vendos marrëdhënien në rrezik.
Kreu i politikës së jashtme të BE thotë:
Koronavirus na tregoi diçka të domosdoshme. Sado tërheqëse mund të jenë përfitimet monetare nga Kina, duhet të kujtojmë që mbetet një rival sistemik që promovon modele alternative qeverisjeje. Akuzat mbi dezinformimin e pandemisë, kanë krijuar një mosbesim të madh. Deri diku, duket se BE është treguar “naive” përsa i përket marrëdhënies me Kinën.
Virusi ka sjellë edhe mungesën e takimeve të diplomatëve, për shkak të rregullave të distancimit social. Veprimet e Kinës mund të shkaktojnë mosmarveshje të mëtejshme dhe mund të sjellin në shkëputjen e shteteve të BE me Pekinin. Megjithatë, BE duket se do përpiqet për të zgjidhur këto konstradita.
Një diplomat i BE u shpreh:
Duhet të rimendohemi të gjithë, por në të njejtën kohë nuk mund të shkëputim totalisht marrëdhënien me Kinën. Edhe vetë Kina sigurisht që ka nevojë për Evropën. Herët a vonë, duhet vendosur se cili realitet duhet besuar, për të mos patur përplasje mes dy superfuqive siç janë Kina dhe SHBA.

A picture shows a screen of a video conference call between members of the European Council, seen at the Elysee Palace in Paris, on March 26, 2020, to discuss coordination of EU efforts to tackle the outbreak of COVID-19 (novel coronavius), as well as other issues, including foreign affairs, digital policy and enlargement. – EU leaders will try on March 26 to unify their scattershot response to the COVID-19 epidemic, after hardest-hit Spain, France and Italy called for joint borrowing to share the economic burden. Hundreds of millions of the bloc’s citizens are holed up at home, during lockdowns imposed to help slow the pandemic that has killed more than 20,000 Europeans and crippled business life. (Photo by Ian LANGSDON / POOL / AFP) (Photo by IAN LANGSDON/POOL/AFP via Getty Images)
Burimi: CNN|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66