Halil Geci, aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se me Vjosa Osmanin në krye të LDK-së dhe me Albin Kurtin në VV kr.imit do t’i këputet kryet dhe bishti.
Përmes një postimi në Facebook, Geci thekson se pa Vjosën në LDK dhe pa Albinin në VV nuk ka Kosovë. Geci thekson se nuk lejon populli i Kosovës të shkelet vullneti i tyre, duke aluduar në Qeverinë e re ku LDK-ja përmes presidentit dëshiron ta formon.
Sipas Gecit shpresa e vetme e elektoratit të rinis së LDK-së është të rreshtohen në anën e Vjosës, e kjo duhet që të iu prij proceseve së bashku me ata që e duan Kosovën dhe LDK-në.
Postimi i plotë:
Me Vjosen në krye të LDK-s dhe Me Albinin në VV krimit i këputet kryet dhe bishti. Pa kto parti nuk ka Kosovë. Kush nga këto dy parti del e para e kush e dyta vendos elektorati.
Por pa Vjosen në LDK ,dhe pa Albinin në VV nuk ka Kosovë dhe pikë. Nese LDK tenton se bashku me Hashimin ta shkel kushtetuten dhe ti dhunoi ligjet duke ia vj.edhur nga xhepi fituesit fitoren gaboni rëndë gaboni. Nuk lejon populli me ju shkel vullneti,Serbia po paralajmron trazira në Kosovë sepse Lista së bashku me ju jeni në dorën e Beogradit. Dijeni pra se faji do të bie mbi ju.
Vjosa duhet të përpiqet maksimalisht të gjej forcë që bashkon. E di se e ka vështirë por se fundit faji për humbjen e LDK-s në të ardhmen të mos jet veprimet e saj. Ata që s’të bashkohen ty nuk janë LDK. LDK me Vjosen se bashku do jet partia fituse. Pa Vjosen do jet parti Hashimo-Isiste dhe do pëson Kosova dhe LDK-ja do mbetet parti e kapur nga të fortit,për ti ruar milonat e vjedhur se bashku me partit tjera si motra që nuk dallojn me asgjë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66