Aktorja bukuroshe, Olta Gixhari është në pritje të ëmbël dhe po pret plot emocion të bëhet nënë për herë të parë. Së fundmi Olta publikoi edhe një foto me barkun e rrumbullakosur, foto të cilën ia kishte premtuar të gjithëve se do ta postonte ndërkohë që dita ditës nuk kanë munguar foto e video të reja nga aktorja.
Në postimin e fundit, Olta ka treguar se po mundohet të mos e teprojë me ushqimin gjatë periudhës së shtatzënisë dhe kur e kap nepsi, e ka gjetur një sekret.
Aktorja shprehet se sa herë sheh foton e Jonida Vokshit, e cila është gjithashtu në pritje të ëmbël, ha vetëm një kastravec.
“Kur më merr uria shoh këtë dhe ha një kastravec”, shkruan Olta.
Olta prej kohësh po jeton në Spanjë, aty ku ndodhet edhe partneri i saj.
Aktorja postoi një foto nga pushimet e vitit të kaluar ku shfaqej me partnerin, të cilit ia kishte mbuluar fytyrën duke e puthur e përqafuar.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66