Sot më 17.05.20 u ngrita nga gjumi me kokë dhimbje të madhe! Nuk e dija arsyen! Dëgjova ca zhurma zogjësh nga jashtë dhe pashë që dielli paralajmëronte një qiell të kaltër!
E hapa Iphonin dhe, o zot thashë: „ Ishalla nuk është e vërtetë!“
„ Nuk guxon të jetë e vërtetë!“
Por Naimi kishte dhënë lajmin se kishte vdekur i vëllai Sylë Zhitia!
I vëllai i Sahadetit! I biri i Bacë Osmanit ( unë e quaj baba i Kosovës) dhe nënës Qamë!
Nipi i Sylë Durmishit e Aqif Rimanishtës!
Bashkëshorti i Minires, nëpër duart e së cilës u rritën edhe dy fëmijët e mijë: Morena e Shqiproni.
Babai i Flamurit e Dritëroit!
Pra, paska ndërruar jetë, Vëllai i AFRIM ZHITISË, udhëheqësit të LPRK/ LPKës dhe nismëtarit të UÇKës!
Vdiq shoku ynë Sylë Zhitia.
Syla që mbronte çdo pikë dhe presje të programit të LPKës; që ecte me mendje e shpirt bashkë me secilin ushtarë të UÇKës.
Herën e fundit ndejtëm bashkë te „ Villa Natyra“ restorani për drekë dhe bisedonim mundësit se si t‘i afronim LVV dhe PDK,,,
Pastaj biseduam ( ai fliste, unë dëgjoja) për „ neoliberalizmin“, „ Klubin e Romës“, „ Teorit konspirative“, „ Kah po shkon Kosova“ e shumë gjëra.
Bënte analizë shkencore!
Një punë që u dakorduam se në prillin e këtij viti do ta kryejmë nuk u bë; unë nuk shkova shkaku i pandemis dhe ai sot iku, na la, se mendoj që kishte ardhë koha të shkonte te Afrimi!
Lamtumirë Sylë!
Ma përqafo shumë-shumë Afrimin kur ta takosh!
Lamtumirë Sylë Zhitia.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66