Publicisti Bajram Kabashi, i ka dal në krah kryetares së Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmanit.
Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se nuk po e tradhton Osmani LDK-ën, por po ua prishë planet dhe pazaret e dyshimta.
Postimi i plotë:
Një mendim për tu mbajtur në mend i këshilltarittë Hashim Thaçit për Vjosa Osmanin;
Adil Behramaj, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka sulmuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.
Behramaj ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se të gjitha partitë kanë politikanë si Vjosa Osmani, por asnjë nuk e “tradhton” pabesisht partinë si ajo.
Kjo që e thua ti Adil Behramaj, është 100 % e sakt. Se luan as Topi! Kështu mendojnë edhe udhëheqësit kryesor e Degës kryesore të PDK-së, LDK-së së madhe, asaj që e mbanë në jetë PDK-ën, duke i dhënë forcë, zemër dhe oksigjen !
Ps!
Nuk po e tradhëton Vjosa Osmani LDK-ën, por po ua prishë planet dhe pazaret tuaja të dyshimta që i kani me pjesën mercenare të asaj partie. Kaq. Asgjë tjetër.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66