Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë presidentit Thaçi për çështjen e mandatarit.Ai ka shkruar se nuk mund të ketë qeveri të re pa zgjedhje, raporton Gazeta Blic.“Nuk ka qeveri pa zgjedhje. Nuk do të kthehet hajnia e kushërinjve nëpër borde, nuk do të kthehen kontratat e lobimit me pare të Kosovës për t’i dhënë territor Serbisë, nuk do të kthehet paprekshmëria e kriminelëve në pushtet”, ka shkruar ai.
Sipas tij, vendimi i sotëm i Kushtetueses e ka rrëzuar Kushtetutën.“Ky vendim e rrëzon Kushtetutën. Edhe ashtu, e kishin të domosdoshme ta rrëzonin, që të mundësohej dhurimi i territorit të Kosovës për Serbinë”, ka shkruar ai.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66