Të dashur qytetarë të komunës së Tetovës
Dëshirojmë t’ju informojmë se Shoqata për Teknologji Asistuese “Hapni dritaret” në partneritet me UNICEF-in dhe Ministria e punës dhe politikës sociale , kanë krijuar „Platformën e Shërbimit Online„, e cilа ofron edukim falas me cilësi të lartë dhe të individualizuar për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Edukatorët special dhe logopedët që punojnë në këtë platformë do të hartojnë plane të individualizuara të mësimit për secilin fëmijë, dhe secili fëmijë do të mund që t’i ndjekë orët online nga shtëpia me mbështetje të një prindi ose kujdestari.
Regjistrimin mund ta bëni duke plotësuar një kërkesë në platformën e tyre nëpërmjet të linkut në vijim https://otw.assistive.mk/al-2/ ose duke thirrur numrat e telefonit më poshtë:
071989822 – për gjuhën shqipe
072275211 ose 078282662 – për gjuhën maqedonase
Për të mësuar më shumë rreth “Platformën e Shërbimit Online”, klikoni në linkun në vazhdim:
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66