Një person është gjetur i vdekur paraditen e së shtunës në shtëpinë e tij në Mitrovicë.
Lajmi është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës. Zëdhënësi Avni Zahiti ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa viktima është një 38-vjeçar.
Ai ka thënë për KOHËN se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Prishtinë.
Në anën tjetër, burime të KP-së kanë thënë se viktima është gjetur i varur në litar.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66