Sot është 22-vjetori i arrestimit tim, të cilin po e kujtoj me një poezi të shkruar 9 vjet para arrestimit.
Një ditë mund të mos jem
Një ditë
Mund të nisem në rrugë
Të mos kthehem në shtëpi
Një natë
Mund të më vrasin si qen
Një të premte të zezë
Mund të mos jem më
Zogu në degë këngë vaji do të këndojë
Një varr i ftohtë do të jem
1989
(Nga vëllimi poetik “Rekuiem për lisat”, Prishtinë 1994)
P.S. Nuk më vranë si qen,
Nuk ishte ditë e premte,
Çuditërisht, ditë e martë ish, ashtu siç është edhe sot ditë e martë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66