Një armatë e tërë (pseudo)intelektualësh, gazetarësh, analistësh, opinionistësh, letërnxirësish, ekranshurdhuesish, facebookfliqësish… janë angazhuar për të mbrojtur politikanë të paditur dhe të korruptuar. Për të mbrojtur deshtakët duke sulmuar Albin Kurtin dhe qeverinë e tij, e cila ka demonstruar vendosmërinë që kastës së tillë t’ua këpusë fitimet mbi kurriz të popullit.
Përballë politikanëve të korruptuar e të paditur dhe ndihmësve të tyre të shitur, përkrahja e qytetarëve për Albin Kurtin nuk bie, por rritet. Të veprosh kundër vullnetit të popullit, do të thotë të veprosh kundër natyrës – zotit. Vox populi vox dei. (Zëri i popullit është zëri i zotit). Në njërën anë është e keqja e provuar, në tjetrën anë është shpresa. Zgjedh e merr. Ata po thonë lereni shpresën dhe vazhdoni me të keqen! Por populli e ka kuptuar se largimi i të kqinjve që kanë shkaktuar korrupsionin dhe ndalja e korrupsionit është e mundur. Prandaj është përcaktuar për shpresën.
Liri Loshi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66