Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se nga 1 qershori do të hapen kufijt me vendet e rajonit, ku nuk do të jetë obligim testi për koronavirus.
“Më 1 qershor do të hyjë në fuqi regjimi i liberalizuar nëpër pikat kufitare me katër shtetet e rajonit, pa pasur detyrime që qytetarët e atyre vendeve të kenë testin negativ për Kovid19 gjatë kalimit të kufirit. Për qytetarët e këtyre vendeve nuk ka nevojë për teste, ata do të hyjnë në Serbi sikur para se të paraqitet Kovid19”, theksoi kryeministrja serbe.
Duke folur për vendkalimet me Kosovën Bërnabiq tha se shtabi i krizës sot do të shqyrtojë çështjen për mundësinë e hapjes së kalimeve midis Serbisë dhe Kosovës.
Ajo shtoi se qeveria e tyre do të angazhohet që sa më tepër të liberalizoj hyrjen në Serbi, që përskaj mbrojtjes së shëndetit, qëllimi është që të riparohet ekonomia dhe rritja e saj.
Për shtetasit e vendeve të tjera do të jetë në fuqi detyrimi që ato të kenë testin negativ për Kovid 19. Ndërsa ata shtetas të huaj që janë të rëndësishëm për ekonominë serbe do të mund të hyjnë pa testin për koronavirus.
“Po komunikojmë me Odat ekonomike të Serbisë dhe të gjitha ambasadat. Në këto raste shtetasit e huaj do të pajisen me leje të posaçme për lëvizje të kufizuar nga hoteli deri tek vendi i punës”, theksoi Bërnabiq. Lidhur me shtetasit serb, ajo tha se ata kur të duan mund të hyjnë dhe të lëshojnë Serbinë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66