Edhe përgjatë kohë në Shqipni nuk shkulet nga pushteti kapoja kriminele, njeriu i skenave të shëmtuara, Edi Rama!
Kjo kokë e krimit, me rrjetin e tij të njohur ka një kohë që e ka humbur kuptim dhe nuk din se çka flet!Realisht dhe fatkeqësisht, kauza e tij e krimit edhe për një kohë të gjatë nuk rrudhet nga pushtet-projekti i tij me devizë agresivitetin e hapur antishqiptar!
Ky personazh nuk njeh, nuk pranon mendimin ndryshe dhe e ka shumë të hollë kuptimin se, po ndryshoj, po lëvizi nga ky kurs ogurzi, sigurisht se pason rënia e projekteve të zullumqarit politik; ky shfaqet agresiv me të gjithë, pikërisht me ata që nuk ia pshurin mendimin e kuptimin; ky, tanimë ka krijuar relacione krimi me shumë shtete, pikërisht me ato krerë të shteteve që nuk ja duan të mirën Shqipnisë dhe shqiptarëve!Ai ka raporte interesi për të sunduar shqiptarët me Serbinë, ka raporte të fshehura me Rusinë dhe Turqinë, ndonëse në anën tjetër loz rolin e idiotit karshi amerianëve dhe evropianëve!
Rama nuk hiqet nga pushteti i ujërave të ndotur me opozitë Berishën, Bashën dhe Metën, nuk hiqet sepse ato janë aktorët e teatrit mafioz të regjisorit famëkeq, Edi Rama!
Ramën nga pushteti mund me e heq shpejtë vetëm një Vetëvendosje e Prishtinës, vetëm një Albin Kurti, ndryshe ai për shumë kohë do të sundoj dhe do të shkel mbi çdo vlerë demokratike shqiptare!
Pushteti i Ramës është shumë i sigurtë!Nëse Rama rezikohet, atëherë fati i Berishës, Bashës dhe Metës shkon me kokë në greminë!
Në fund, prishja e teatrit në Tiranë, nuk është asgjë tjetër, vetëm tërheqje e vëmendjes të shqiptarëve nga krimi i Ramës, Berishës, Bashës dhe Metës!
Shefqet MANI A news24
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66