ME BAJRAMIN NË LUBJANË, ME HASHIMIN NË ZAGREB
(Në vërtetim të tezës sime se me politikanë besë nuk ka.)
Bajrami është ish-kryeministri i tashëm, Hashimi është ish-kryeministri i ardhshëm. Të dy i kam pasë jarana, Hashimin, fjala fjalë, e kisha më dost.
Bajrami u bë kryeministër me porosi të Ramushit që po shkonte për do punë të veta në Haag.
Asokohe Hashimi ishte në opozitë, por ishte më i fortë se të gjithë të tjerët. Ibrahimi kishte vdekë, me Nexhatin, Hashimi luante si daci me minin.
Bajrami ishte pak idealist pak narcisoid. Hashimi taman pak politikan e shumë hilexhi.
Ndëkombëtarët e preferonin Hashimin, i cili ende nuk ishte thinjur dhe dukej bukurosh në mesin e liderëve jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit.
Në fakt Bajrami e Hashimi përbënin pozitë-opozitën fizikisht më të bukur në Evropë dhe më gjerë. Tjetërkah ishin me defekte.
Inteligjenca e lartë politike iu mungonte të dyve.
Hashimi e kompensonte atë me atë që e quhet kopili.
Këtu, në këto fotografi, shihen edhe dy miq të mi:
Arbni që ka shkuar në atë botë pa mundur të ndajë teorizimet nacionaliste nga angazhimi në një politikëbërje moderne. Arbni lakmonte privilegjet që i sillte marrja me politikë. Por mbi Arbnin qëndronte një Menduh dhe ngurrimi i tij të diferencohej nga Saliu.
Ndëkaq Dauti as është marrë me politikë. Aty gjendej që t’ia mësonte kryeministrit jo vetëm anglishten që nuk e njihte, por edhe sjelljet me delikatesë të një burrështetasi që i mungonin. Ishte një gjendje si e Mahmut Bakallit për të gjallë të tij kur bënte përpjekje që t’i mësonte Ramushit mënyrën e ecjes dhe të shtrirjes së dorës.
Dauti është shkencëtar e historian i shkollës angleze. Nuk besoj që Dauti të ketë bërë sefa gjatë qëndrimit të tij në kryeministrinë e udhëhequr nga Bajrami.
Fakti se miqësia ime me Dautin është e gjatë dhe e përhershme tregon se me politikanë besë nuk ka.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66