Holanda anuloi përfundimisht sezonin dhe nuk u shpall asnjë skuadër kampione, pas vendimit të qeverisë se nuk do të ketë futboll deri në datën 1 shtator. Polemikat mes klubeve kanë qenë të shumta dhe madje disa skuadra pritet të hapin gjyqe ndaj federatës holandeze për fundin e parakohshëm të sezonit.
Në shtetin e kanë mendjen të kalojnë këtë situatë të vështirë pandemie dhe tashmë raportohet se qeveria holandeze nuk do të lejojë asnjë organizim të madh, deri në daljen e vaksinës për COVID-19. Kjo do të thotë që nuk do të ketë ndeshje me tifozë nga shtatori e më pas dhe kjo mund të zgjatë për një vit.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66