Këngëtarja e mirënjohur amerikane, Betty Wright, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare.
Ajo u nda nga jeta të dielën në shtëpinë e saj në Miami, SHBA. Vdekja e saj u konfirmua nga producenti Steve Greenberg, i cili tha se këngëtarja e ndjerë vuante nga kanceri.
Këngëtarja, e cila e nisi karrierën që në moshën 17-vjeçare ku u bë e njohur me një hit, ishte një nga artistet kryesore të muzikës Soul/R&B.
Betty bashkëpunoi me shumë yje të muzikës amerikane, si Stevie Wonder, David Byrne, Alice Cooper, Jennifer Lopes, Bob Marley, Keyshia Cole, Kelly Clarkson, Nas, Gloria Estefan etj.
Disa nga hitet e saj më të njohura janë “After the Pain”, “Tonight is the Night”, “Make me yours”, “I’m not your Superwoman”, “Clean Up Woman” etj.

T
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66