Një lajm i trishtë ka prekur sot botën e futbollit, teksa është ndarë nga jeta ish futbollisti i skuadrës së Romës. Ish-lojtari verdhekuq, Joseph Bouasse, është ndarë nga jeta në moshën 21 vjeçare, pas një sulmi në zemër.
Ngjarja e hidhur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Bouasse nuk ka pasur ndonjë paraqitje zyrtareme skuadrën e parë të Romës, por ka luajtur me moshat e reja.
Ai ka bërë disa stërvitje me skuadrën e parë, ku është stërvitur me emra si Francesco Totti e Daniele De Rossi.
Lojtari së fundmi ishte bashkuar me U Cluj në kampionatin rumun të futbollit. Bouasse ishte me prejardhje nga Kameruni dhe shpresonte të bënte një karrierë të rëndësishme futbollistike.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66