Afro tre vite pas vdekjes së Naser Makollit në rrethana jo krejt të sqaruara në burgun e Lipjanit, familja e tij po tenton që ta hap një hetim. Ai ishte mik dhe e kishin ndarë qelinë e burgut me aktivistin e Vetëvendosjes, Astrit Dehari, për të cilin familja pretendon se është vrarë në burg. Me dokumente, video të pa publikuara më parë dhe rrëfime ekskluzive të familjes, InDoks në këtë episod sjell historinë tjetër e Naser Makollit.
Si vdiq ai brenda në burg vetëm pak kohë pas Astrit Deharit? Kush ishin njerëzit që duheshin të kujdesshin për të dhe dyshohet se nuk e bën? Me çfarë baze të burgosurit e tjerë dëshmojnë se atë e lanë që të vdiste në burg, duke mos i ofruar ndihmë? Janë vetëm disa nga pyetjet që marrin përgjigje në dokumentarin “Vdekja Misterioze e Dëshmitarit”, të dielën në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66