Mjerë ai që mat hijen e vet me hijen e Shqipërisë..
Grupi i krimbave, i vetëquajtur,, Gjykatë Kushtetuese”, arriti të hapë plagë të reja në trupin e Kosovës. Arriti të ringjallë orekset e vamiprëve në ditën e ,,sveti petkës”serbe. Duartrokitjet që vijnë nga kishat e serbisë i fshinë dilemat edhe në kokën e laikut të fundit, se procesi i ashtuquajtur i dialogut Kosovë _ serbi ka përfunduar me pobratimllëkun,, hashim_ vuçiq”…Kjo ishte ëndrra e fundit e pazarxhinjve të fatit të Kosovës…
Por ëndrrat, sado të mira të duken, ta prishin ngazëllimin posa të troket një rreze në dritare.
Kosova më s’ka gjumë, Kosova më s’guxon të flejë. Por edhe po dremiti do ta zgjojnë dhimbjet, do ta zgjojnë kafshimet e dhëmbëve të helmëta, që ia pinë gjakun dhe po i hanë palcën…Kosova nuk vdes se është Shqipëri, Kosova është ngritur edhe nga fundi i ferrit,
edhe nga fundi i varrit, dhe kurrë qefinin e vdekjes nuk e pranoi, sado të shumtë që i pati armiqtë dhe esatpashët e trupit të vet.
Lebit Murtishi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66