Debati nëpër botë tani po zhvillohet jo më se kur do të dalë vaksina kundër koronavirusit, por nëse do na duhet më shumë se një. Këtë ka sugjeruar edhe doktori dhe eksperti amerikan Anthony Fauci me kolegë të tjerë të tij, të cilët shprehen se përgjigja ndaj kësaj pandemie mund të jetë; më shumë vaksina.
Fauci është bashkëautor i një shkrimi të botuar në revistën Science ku sugjeron se kërkesa për një vaksinë efektive ka të ngjarë të tejkalojë furnizimet me një vaksinë të vetme dhe ky është shqetësimi parësor.
Doktor Fauci ka thënë:
Është një numër jashtëzakonisht i madh njerëzish të cilët duhet të imunizohen nga koronavirusi. Kjo kërkon një nevojë të shtuar vaksinash të sigurta dhe efektive. Asnjë kompani vaksinash nuk është në gjendje të plotësojë nevojën globale, kështu që qasja strategjike duhet të jetë bashkëpunimi dhe përpjekje shumëpalëshe për të krijuar më shumë se një vaksinë.
Aktualisht janë disa vaksina që po zhvillohen nga shkencëtarët, në disa vende kanë filluar testet. Megjithatë, që vaksina të fillojë të injektohet tek njerëzit do të duhet të kalojë më shumë kohë, disa janë skeptikë dhe thonë se do duhen vite të tëra.
Pavarësisht fondeve nga qeveritë, shkencëtarët thonë se nevojiten fonde shtesë për të pasur sukses dhe që vaksinimi të ndodhë në shkallë globale.
‘Na duhen më shumë lloje vaksinash, që të plotësojnë nevojën globale të imunizimit të miliarda të rriturve, fëmijëve dhe të rivendoset rendi ekonomik dhe shëndetësor në botë’, thotë një ekspert amerikan për Newsweek.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66