Përmes një postimi në Instagram, multimilioneri italian Gianluca Vacchi ka dhënë lajmin e bukur se do të bëhet baba për herë të parë. E dashura e tij, Sharon Fonseca është shtatzënë.
“Jam shumë i lumtur të ndaj me ju lajmin se unë dhe Sharon po presim një fëmijë. Ajo do jetë nëna e djalit tim, për të cilin kam ëndërruar gjithmonë”, u shpreh multimilioneri 52-vjeçar.
Ky është fëmija i parë për Gianluca Vacchin, një manjat biznesi, i njohur për publikun falë videove që ai poston në rrjete sociale ku tregon jetën luksoze, i rrethuar gjithmonë me femra.
Partnerja e tij, Sharon Fonseca është modele, gazetare dhe blogere. Ajo është 24 vjeç dhe nga Venezuela.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66