Loredana dhe Mozzik dikur ishin një ndër çiftet më të komentuar të estradës. Mirëpo gjërat mes tyre ndaluan së funksionuari dhe dyshja u ndanë.
Shumë fansa mund të kenë shpresuar për një rikthim mes tyre, fundja i bashkon dhe vogëlushja Hana por mbrëmjen e sotme Mozzik i ka bërë gjërat e qarta.
Në një intervistë me Alaudin Hamitin, në emisionin “NIN”, ai ka deklaruar se nuk do të kthehet kurrë më me Loredanën. Po ashtu Mozzik ka shtuar se vendimin për t’u ndarë e ka marrë vetë ai.
“Është një vendim që e kam marrë unë personalisht si mashkull, e kam marrë një drejtim timin dhe nuk i kthehem më asaj rruge. Nuk jena mo. Edhe s’kthehet kurgjo mo. Ishim dikur nuk jemi mo”, tha reperi.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66