Ku e keni hallin: pse u shkarkua molla Sula (mollë sherri), apo pse këtë iniciativë e morën myftinitë në krye me Shaqir efendi Fetahun? Ka rend e sera o burra, myftinitë janë institucione në kuadër të Bashkësisë Islame dhe jo çajtoret dhe rrjetet sociale. Ata (lexo: myftinitë), dje morën një vendim shumë të rëndësishëm, shkarkuan Sulejman Rexhepin, caktuan ushtrues detyre që do përgadisë zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkesisë islame në RMV. Unë nuk di se kjo punë bëhet ndryshe, mos vallë, ju mendoni se shkarkimin duhej ta bënte Zilku dhe Hasani i Hysenit?
Dikush u mundua të më sulmojë se jam lokalist? Po është e vërtet se Shaqir Fetahu është bashkëvendasi im, po kjo më besoni, pak ka rëndësi për mua kur është në pyetje një institucion kaq me rëndësi. Unë para do ditësh e sulmova publikisht Shaqir Fetahun, pa e ditur se Ai veç kishte marë iniciativë që t’ia fus gjoksin kësaj pune deri sa unë shkruaja statuse. Sado që mund të ketë faj, ai mori këtë hap shumë të rëndësishëm. Po të kishte edhe aq shumë gjynahe nuk besojë se do mundeshte t’ia fus krytë kësaj pune. Molla Sula nuk është kafshatë e lehtë. Nuk rrëzohet me guralec molla Sula prej fiku!!!
Do të tjerë, akuzojnë pse nuk tha: sa para ka keqpërdorë Sula? Pse, Shaqiri revizor u duket apo organ hetuesie? Mos pritshi t’u tregojë se kush e bëri dhëndër Sulën apo t’u tregojë se nusja a doli çikë? Lëreni këto “muhabete mbasdarke” por të angazhohemi dhe ta ndihmojmë proçesin drejtë një zgjedhje sa më të qëlluar.
Ai është emëruar ushtrues detyre deri në zgjedhjen e kryetari i BFI-së. Tash urdhëroni, secili ka të drejtë të konkurojë për postin e kryetarit. Zgjidhni më të mirin, zgjidhni atë që do angazhohet për zbardhjen e keqpërdorimeve të Sulës. Unë e di se keni humbur besimin te secili pa përjashtuar edhe vetveten, prandaj jemi këtu ku jemi.
Tash, o të marrim hunjtë e gardhit dhe t’i mbysim krejtë hoxhollarët dhe të sjellim një reis nga Bagdati, o të angazhohemi të zgjedhim një kryetar që do kemi besim të udhëheq me këtë institucion? Zgjedhja është e jona.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66