Pas atij tërmeti,
edhe pandemisë
them teatri është,
i fundit në listë
Por ja ribashkimi,
rreth Shtëpisë Qëndrore,
shpalli sherr- teatrin,
kauzë kryesore!
Pas muajsh të tërë,
në gjumë dimëror,
u mblodhën në SHQUP,
Të binin therror
Xhigitat e hershëm,
Sërish katrahurë,
Përmbi policinë,
me shishe dhe gurë!
Liderë e aktorë,
me këmborë e zile,
nën këngën e vjetër,
mosbindje civile!
Mona turfullonte,
ulkonjë e tërbuar,
por këtu “mosbindja”
kurrë s’ka funksionuar!
Ligji i sapo bërë,
duhet të veprojë,
ashtu siç është shkruar,
për të gjithë njëlloj!
Prokuror i dashur,
duhet të veprosh,
ke një burg në Shkodër,
dhe është fare bosh!
Në lejon protestat,
nëpër sheshet tona,
me tërbim të egër,
do kthehet korona!
Njerëz që ju dua,
larg epidemisë,
lutem-mos u bëni,
pjesë e marrëzisë!
Duroni virusin,
Këtej ta dëbojmë,
pastaj ditë e natë,
Hajde protestojmë.
Arben Duka
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66