Shkrimtari Ibrahim Kadriu në emisionin “Rubikon” të KTV-së ka folur për “misionarin rus” të cilin e kishte takuar për herë të parë në Prizren derisa ai punonte si reporter i lirë.
“Takova njeriun që në atë kohë ishte 94 vjecar”, shpjegon Kadriu në Rubikon të KTV-së për plakun i cili për herë të parë e ballafaqoi shkrimtarin me prezencën e rusëve.
Personazhi, të cilin Kadriu e sjell përmes rrëfimit në librin “Misioni Rus” të cilin e ka botuar grupi KOHA, ishte prezent në vitin 1912.
“Ai më tregonte qysh kur ka hy ushtria serbe, me 3 nëntor 1912, në krye me gjeneral Jankoviqin, ishte imami i Xhamisë, me përvojë 20 vjecare si imam, doli te shkallët e thirri xhematin dhe tha ‘unë deri këtu e pata’, aty e kuptuam kush ishte dhe morëm vesh se kish qenë rus, erdhën me mision të caktuar, kështu që misioni i tij si klerik mysliman nuk ishte i vetëm por kishte edhe misionar tjerë, misionarë ushtarakë, të cilët janë inflirtuar gjithku, rusët kanë qenë gjithkund. Atë ditë që e mora çmimin nga grupi KOHA thashë që rusët i kemi edhe sot, varet veç qysh po i zbulojmë ata”, ka thënë Kadriu.
Pas kësaj, Kadriu shpejgon se si përdori faktografinë për të gjetur të dhëna tjera.
Publikimi i librit “Misioni rus” bëri që të lajmërohen edhe shumë të tjerë, të cilët po njëjtë si shembulli i shkrimtarit, ushtronin rolin e imamit.
Rusët kishin zgjedhur pikërisht fenë myslimane dhe imamin duke e ditur rëndësinë dhe ndikimin që kishin atë kohë te populli.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66