Premier League i ka hapur zyrtarisht rrugën stërvitjeve ekipore. Pas dritës jeshile të qeverisë, të gjitha klubet e futbollit shprehën dakordësinë për të zhvilluar përgatitjet me kontingjentin e plotë të lojtarëve.
Ky vendim e afron Anglinë me rinisjen e kampionatit, edhe pse për momentin nuk ka asnjë datë zyrtare. Futbollistët e të gjitha skuadrave mund të stërviten në grup, ku do të lejohen duelet, megjithatë këshillohet që të evitohen kontaktet e panevojshme.
Në anën tjetër, për sportistët dhe stafin do të vazhdojnë testimet dy herë në javë në betejën kundër Covid-19.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66