Ashtu siç edhe pritej, më në fund ka ardhur drita jeshile për stërvitjet kolektive në Seria A. Ministri i Sporteve, Spadafora ka dhënë miratimin final gjatë pasdites së sotme.
“Kushtet e kërkuara nga Qeveria për protokollin e paraqitur nga FIGC janë shprehur nga Komiteti Teknik Shkencor dhe konfirmon linjën e maturisë të ndjekur deri më tani nga ministritë kompetente.
Indikacionet Komitetit, të cilat do të konsiderohen të rrepta dhe detyruese, do të dërgohen në Federatë për rregullimet e nevojshme të Protokollit në mënyrë që të lejojë rifillimin e sigurt të trajnimit të ekipeve duke filluar nga 18 maji”, tha Spadafora. /R.Lika-Koha Jone/
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66