
Nga burime brenda Qeverisë, gazeta ka arritur t’i sigurojë disa prej votimeve të anëtarëve të kabinetit, pas rrëzimit të Qeverisë me mocionin e iniciuar nga LDK-ja. Pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, dhe zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti, në kabinet kanë mbetur edhe pesë ministra të tjerë nga radhët e këtij subjekti, që po vazhdojnë t’i ushtrojnë detyrat e tyre.
Ndër vendimet e para në mbledhjet online është ai për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë, si zëvendësim i taksës prej 100 për qind. Por ministrat e LDK-së nuk kanë deklaruar kurrfarë vote për këtë çështje. Vendosja e reciprocitetit ishte një nga arsyet e përmendura prej Lidhjes Demokratike që çuan në inicimin e mocionit të mosbesimit në Kuvend për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Edhe pse ka qenë premtim elektoral i të dyja partive dhe ishte përfshirë në programin qeverisës, LDK-ja u zmbraps nga reciprociteti për shkak të kundërshtimit të ambasadorit amerikan, njëherësh emisar special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Heqja e reciprocitetit është paralajmëruar të jetë një nga vendimet e para të Avdullah Hotit, i cili është dekretuar për kryeministër nga presidenti Thaçi, nëse Kushtetuesja nuk e hedh poshtë.
Ministrat e LDK-së nuk kanë votuar as në mbledhjen ku Qeveria ndau 500 mijë euro për Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Ky vendim ishte marrë në mbledhjen e 26-të të Qeverisë me qëllim mbështetjen financiare të Luginës, për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.
© KOHA.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66