I THEMI FALEMINDERIT, MËSUESIT NGA PËRROSKA E MADHE! (R. e MADHE)
Miku i dashur! Mos më thuaj, se përkujtimet dedikuar mësuesve të Goli Otokut, i ke krejt të njëllojta, mos më thuaj se, nuk dallohen njëri nga tjetri, mos më thuaj se i ke..,! E di se janë njësoj.., janë njësoj, sepse idetë e tyre prej fillimi deri në fund ishin të qarta, fisnike dhe humane, janë të njëllojta, sepse kishin të njëjtin mision, janë njësoj, sepse rrugëtonin bashkë, edhe përtej “dëshirave” të të tyre për të qenë ndryshe.., janë të njëllojta, sepse me të njejtin tren për transport të kafshëve, i dërgonin në “Ishullin e zhveshur”.., sepse të gjithë strajcat i kishin njësoj, ëndrrat i kishin të njëllojta, të gjithë jetonin me shpresa të njëllojta, të gjithë i kishin nënëloket dhe kalamajtë të njëllojta, dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe.., të gjithë kishin mërzitë të njëllojtë, të gjithë kishin shqetësimet të njëllojta, edhe përtej dëshirave të tyre për të qenë ndryshe.., prandaj miku im i dashur, edhe përtej vullnetit tënd, po edhe përtej prirjes sime të brendshme për ta bërë në mënyrë tjetër këtë përkujtim, dedikuar protagonistit të radhës, do të jetë i njëllojtë me ato të përparshmet.., sepse edhe Xhemaliu, mësuesi prej normalisti, i biri i axhës Abedin dhe nënëlokes Zeqie, do të përfudojë në “Ishullin e të mallkuarve”.., në ujdhesën, ku shokët e tij të idealit, bashkë me të, do thenin gurin e bardhë të “Petrova Rupës” Pasi do përfundojë me dënimin, mësuesi Xhemali, do të kthehet në vendlindje ku edhe do punojë në katundet e Korabit, Rekës së Epërme dhe së fundi do të sistemohet në shkollën e katundit të tij, Përroska e Madhe, siç parapëlqente, ta quaj ndryshe, Reçicën e Madhe!
MËSUESI YNË I DASHUR! FALEMINDERIT PËR KONTRIBUTIN TËND TË ÇMUAR, “KARSHI” ARSIMIMIT TË BREZAVE PREJ GJAK SHQIPTARI!
PS
Fadil Lushi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66