Mësuesi nga Sllatina, asnjëherë nuk iu nënshtrua pushtetit!
Miku im i dashur! Sa herë që unë takohem me profesorin universitar Salajdin Salihun dhe me Bardhyl Zajmin, aq herë më shkon mendja te ajo shprehja proverbiale: “Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë, nëse kërkon që të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë!” Ti vëllaçko, sa herë që “ngatërrohem” me sintaksën e nënës sime, aq herë më ik “fiqiri” te ish-nxënësi të normales së Elbasanit.., te ai ish i burgosuri politik, te mësuesi Hysni Abdullahu, te ai me emër të veçantë dhe të përndritur, te njeriu që një jetë të tërë ia kushtoi arsimimit dhe edukimit të gjeneratave të tëra.., te intelektuali kalibër dhe dije shumë, që dikur rrezatonte kulturë të përgjithshme.., te bashkëpërpiluesi i librave të gramatikës.., te njeriu që njihet si një ndër njohësit më të thellë të gjuhës shqipe në anët tona.., te mësuesi model dhe autoritet në fushën e gramatikës së gjuhës shqipe.., te njeriu me mendje kreative dhe sintetizuese e gjuhësisë shqiptare.., te intelektuali reflektues i mbrujtur me idetë më të mira të identitetit shqiptar! Mësuesi Hysni, në asnjë kohë nuk mbolli misrin dhe grurin.., ai mbolli arsimin dhe kulturën! Salajdini dhe Bardhyli, këta “çuna” të penës, dikur ishin nxënës të mësuesit Hysni!
Motin 1981, kur komunistët, më larguan nga vendi i punës, mësuesi hysni, më tha: “Mos u bëj merak.., do e bëjmë Shqypëninë!”
ps
Mësues i dashur, Hysni! Faleminderit për kontributin tënd të çmuar, “karshi” arsimimit të brezave prej gjak shqiptari!
Fadil Lushi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66