Një reagim i vogël i imi ndaj GazetaExpress data: 11 Maj 2020 me titull: Përçarjet: Çka po ndodh me vëllezërit Geci, dikur sinonim i unitetit?
Mësohu me politikë o Berat, se nuk kemi përçarje, por kurrë më të bashkuar nuk kemi qenë, të gjithë në LDK dhe për LDK-në.
Shkrimi tendencioz i kësaj gazete dhe pronarit të saj Berat Buzhala, për të na paraqitur si të përçarë vëllezërit Geci i takon propagandës së SHIK-ut që dikur jepnin miliona për të qenë të përçarë, e njëri nga argatët e këtij shërbimi po del të jetë edhe Berati i Burgut të Likovcit, i përpunuar dhe i gdhendur mirë nga i njëjti shërbim.
Buzhala thotë: “Halili ka sulmuar sërish LDK-në, partinë në të cilën militojnë vëllai i tij, dhe e bija e tij e zgjedhur deputete më 6 tetor, Marigona Geci”.
Berat, Halil Geci është në këtë parti prej që u kirijua kjo parti, dhe kurrë nuk e kam lëviz prapanicën në qëndrimet e mia, sikur që ke lëvizur ti dhe shumë shokë tu.
Pra, unë zyrtarisht jam delegat i dy kuvendeve të fundit në nivel qendrore të LDK-së, delegat i zgjedhur nga dega e dytë në qytetin e vjetër ku edhe jetoj në Prishtinë.
Qëndrimet e mia ndaj Isës në të dyja kuvendet ka qenë të njëjtë, por i mbyllur brenda partisë, të gjitha këto që po ua them tash publikisht, i vetmi nga 355 delegatet ua kam thënë në kuvend: vota për Isën është votë për Hashimin, zgjedhja e Ises për të parin e partisë është nënshtrim i partisë, para atyre që na i kanë vrarë shokët, s’kam çka të shtoj pos atyre që po ua them sot.
Kurse Gania nga problemet me ligjin nuk ishte pjesë e asnjë strukture brenda partisë, nuk ka mundur të jetë pjesë e asnjë strukture brenda LDK-së.
Gjithashtu edhe mbesa ime Marigona nuk ka qenë pjesë e asnjë strukture politike dhe partiake.
Marigona është duke doktoruar, dhe është martuar në Viti në familjen Lalaj, dhe me mbiemrin Lalaj është ardhur nga Vitia.
Po të vinte nga Skenderaj me mbiemrin Geci nuk do ta pranonte Isa kurrë kandidaturën e saj.
Me lutjen e Ganisë që ta mbështesim Marigonën për deputete e miratuam si familje njëzëri, dhe kjo ndodhi.
Pra, kuptoje se edhe Marigona edhe Gania edhe Fadili që është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm nuk kanë qenë në asnjë strukturë partiake, gati nga kuvendi i karrikave e këndej, por fal punës time dhe me marrëveshje i kemi futur si parashutist, që të dy.
Duke u menduar Isa me politiken e ti të UDB-së me na përça ai na ka bashkuar.
Gjithashtu Isa nuk e ka pranuar kuvendin tonë në Skenderaj me 1000 pjesëmarrës të pranishëm, por e ka pranuar Isa Fejzullahun pa asnjë (përkrahës) anëtarë.
Pastaj Isa nuk i ka pranuar 10.000 nënshkrime tona, dhe as te dera e LDK-së nuk i ka lënë vëllezërit e mi, kurse sot LDK-së në emër të familjes time ja kemi sjellur në kutinë e saj 17mijë vota.
Pra, kuptone se Isa nuk ka deshtë që ne vëllezërit të jem as pjesë e LDK-së.
Por, me kopilin tonë dhe me ndihmën e nipit tonë Bahtir Kastratit kemi arritur të futemi brenda LDK-së, dy përfaqësues të familjes tonë, mbesën Marigonën si deputete dhe vëllain Fadilin anëtar të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Gjithashtu Buzhala me gazetën e tij Ekspress thotë për mua se e pasna quajtur LDK-në si parti “të kapluar nga njerëzit e krimit në krye me Isa Mustafën”.
Berat nuk e kam quajtur partin, por individët ose siç i quan shtypi Austriak dinosaurët pleqë, të kapur nga krimi e që është e vërtetuar nga media që e udhëheq ti T7, ku ti vet ja nxjerrë një pjesë të pa larave ISËS DHE TË BIJVE TË TIJ.
Berat e di mirë se me mujt e humbë këtë video që e ke publikuar ti, i cili ke gjurmuar aq shumë për Isen, për krimin ekonomik, po çka kam me të bërë unë o Berat …!
Prandaj, mësohu me politiken e vëllezërve Geci se kurrë më të lidhur nuk kemi qenë.
Me respekt Halil Geci
Prishtinë
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66