Andrea Ivanova, modelja 22-vjeçare nga Bullgaria, e dhënë pas operacioneve plastike, mund të jetë gruaja me buzët më të mëdha në botë.
Në një foto të shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram, buzët e saj duken jashtëzakonisht të fryra pas injeksionit të 20-të, të acidit hialuronik që ajo i ka bërë.
Ajo shprehet se do ta vazhdojë përsëri këtë gjë, derisa të arrijë pamjen e ‘Barbie’ në jetën reale.
Andrea e filloi këtë gjë në vitin 2018, dhe nga ajo kohë ka mbledhur mjaft ndjekës në faqen e saj në Instagram, rreth 32.1k.
Disa ndjekës shprehen entuziastë dhe e inkurajojnë Andrean të vazhdojë më përpara, derisa të arrijë pamjen e përsosur.
Gjithsesi ky proces nuk është i lirë, pasi çdo injeksion kushton rreth 134 £, por nuk është në gjendje të tregojë saktësisht se sa ka shpenzuar në to.
Ajo tha:
Më pëlqejnë shumë buzët e reja, por disa mjekë mendojnë se është e mjaftueshme, megjithëse unë akoma i dua ato më të mëdha.Doktori im tha që do të bëjë më shumë injeksione për mua, por tha që duhet të pres të paktën dy muaj.
Burimi:Ladbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66