Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka dërguar ende asnjë kërkesë në Kuvend, për mbajtjen e seancës për votimin e Qeverisë Hoti.
Duke komentuar në lidhje me këtë, gazetarja Jeta Xharra, ka thënë se po të ishte ajo LDK, nuk do ta rrëzonte qeverinë në kohën kur ajo i duhet më së shumti popullit, në mes të krizës. Ajo ka thënë se do të priste derisa të kalonte pandemia.
Xharra poashtu ka theksuar se LDK-ja do të duhej të dërgonte pyetjen në Gjykatën Kushtetuese se a mund të bëjë qeverinë si parti e dytë, përcjell Bota sot.
Ajo ka pyetur se pse LDK-ja po frikësohet ta shtrojë këtë pyetje në Kushtetuese.
Postimi i Jeta Xharrës në Facebook, pa ndërhyrje:
Me qenë unë LDK – (e shyqyr që s’jam se unë me qenë LDK nuk e kisha traumatizu popullin tu ja rrxu popullit qeverinë kur i vyn ma së shumti në mes krizës së pandemisë, po kisha prit me rrxu kur kryhet kriza nëse bash bash s’isha pajtu me partnerin tem) – unë e kisha qu këtë pyetje në Gjykatë Kushtetuese: “A më lejohet mu, partisë së dytë në zgjedhje, me bo qeveri, (bazuar në faktin që herën e fundit në 2014 kur e keni shqyrtu këtë çështje, mua si LDK nuk më keni lanë me bo qeveri me VLAN-in)?”
Pytje e thjeshtë. Pse duhet mu tut LDK me shtru këtë pytje vet, apo me prit VV-ja me ja shtru këtë pytje Gjykatës Kushtetuese?
PS. Ne jemi pjese e një rrjeti Solutions Journalism Network Group ku mendojmë që mediat duhet kajhere me dal me naj propozim qysh me u gjet zgjidhja e jo me bo dam. Veç le të dihet pse po ‘përzihna’ – se o pjesë e mandatit tonë me inictu zgjidhje që nuk qojnë pahiri kah do shkelje të reja kushtetuese.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66