Nga ana e hëna, shkollat e mesme dhe profesionale janë bërë gati për të pritur maturantët. Institucionet arsimore janë dezinfektuar si dhe janë përshtatur konform rregullave të përcaktuara për mbrojtjen nga Covid-19.
Drejtori i Arsimit për Veriun, Bardhok Pulaj thotë se në çdo shkollë do të jetë prezenca e bluzave të bardha për të asistuar në kontrollin e nxënësve dhe zbatimin e masave të përcaktuara.
”Janë marrë të gjitha masat që sipas standardeve për mbrojte nga covid 19. Çdo shkollë do të ketë mjekun ose infermierin për të bërë kontrollet e nevojshme”.
Në rajonin e veriut janë 87 shkolla të mesme dhe profesionale si dhe 12 jopublike të cilat do ta hapin dyert për maturantet më 18 Maj, ndërsa do të monitorohen për të shmangur rrezikun e përhapjes së Covid-19.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66