Edhe Maqedonia e Veriut është ‘nën ethet’ e koronavirusit. Rastet me të infektuar me koronavirus janë shtuar aty nga dita në ditë.
E ditur bëhet se në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar edhe 29 raste të reja me koronavirus.
Këtë lajm e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut. Në njoftimin e dhënë shkruhet:
Gjatë 24 orëve janë kryer 349 testime, dhe janë regjistruar 29 raste të reja me Covid-19.
Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1723 raste me koronavirus. Kurse në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën nga koronavirusi 95 pacientë, deri më tani.
Ndërsa raportohet se janë shëruar edhe 6 pacientë të tjerë nga koronavirusi. Masat e marra kundër pandemisë së koronavirusit në Maqedoninë e Veriut kanë nisur të lehtësohen.
Disa ditë më parë u dha dhe vendimi për hapjen e qendra tregtare nga ora 10:00 deri në orën 18:00, kurse ditën e dielë ato do jenë mbyllur.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66