Vijon të rëndohet bilanci i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Shëndetësisë në vendin fqinj raportoi për tre të vdekur nga Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit.
Viktimat e fundit janë një 59-vjeçar nga Prilepi, një 68-vjeçare nga Tetova dhe një 76-vjeçar nga Velesi.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 95.
Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 20 raste të reja me koronavirus, ku 10 prej tyre janë regjistruar në Shkup, 5 në Prilep, 4 në Tetovë dhe 1 në Veles.
Po ashtu, institucionet shëndetësore maqedonase bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 24 të prekur nga koronavirusi, duke e çuar në 1229 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Numri total i rasteve të koronavirusit në shtetin fqinj ka shkuar në 1694, ku 370 janë ende aktiv.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66