TETOVARI, PREJ MËSUESI, LUFTOI INJORANCËN.., NËNËN E GJITHË TË KËQIJAVE!
Dikur moti, kur, injoranca, analfabetizmi, marrëzia, varfëria mendore-padituria, mbeturinat e huaja, zakonet e këqija si dhe ajo “grykësia imperialiste sllave”, ishin ulur a shtruar me këmbë të kryqëzuara nën vete, në kërthizë të trevave prej shqiptarësh, shqiptarët lere që vuanin varfërinë materiale por ballafaqoheshin edhe me atë “fukarallëkun” shpirtëror! Ishte koha, kur këto duheshin të çrrënjosen në mënyrë të shpejt! Të parët që kontribuan në këtë lëmi, ishin veprimtarët dhe luftëtarët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare..,vjershëtorët e shquar, poetët e Rilindjes Shqiptare, ata që i kënduan arsimimit të brezave, ata që i kënduan ardhmërisë.., asaj të ardhmes premtuese, ata që i kënduan shkronjave të Alfafetit shqip.., ata që kundërshtuan çifligarët, pseudo-patriotët.., folkloristët e rremë prej shqiptarësh, ata të cilët asokohe, lëre që kundërshtonin arsiminin e femrës shqiptare por, edhe bënin moralistin e mërzitshëm. Ç’është e vërteta, në çrrënjosjen e zakoneve të këqija si dhe të analfabetizmit, kontribut të veçantë kishin edhe mësuesit e Korçës, Elbasanit, Strugës, Dibrës, Tetovës.., një ndër to, ishte edhe mësuesi i popullit, njeriu që i shërbeu atdheut, njeriu, të cilin e quanin Abdulla, Abdulla Buklla, ai çuni i axhës Qemal dhe nënëlokes Hyride, mësuesi i cili kundërshtoi që të bëj mësimin në gjuhën që nuk e kishte të nënës së tij, njeriu i cili që nga viti 1946, fëmijëve të katundit të Rahçes, të Bllacës, të Treboshit dhe të kasabasë së tij, ua këndoi shkrimin dhe këndimin shqip dhe vetëm shqip!
E gjithë pasuria trashëgimore(shpirtërore), e mësuesit Abdulla, kësisoj është rregjistruar: Një matematikan, dy magjistrantë dhe një doktor shkencash! Eh, sa i pasur ky njeri!
Mësues i dashur! Faleminderit për kontributin tënd të çmuar!
Faleminderit Tetovë!
PS
Fadil Lushi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66