Tripuni prej Gardiani, që e njihte mirë të folmen tonë krahinore, një natë të janarit të motit 1969, u fut në dhomën numër shtatë të burgut të Tetovës.., kërkonte një mësues prej normalisti dhe rebeli, kërkonte një njeri, që ne, e kishim për xhan.., kërkonte të vëllain e mësueses Emine, kërkonte të dënuarin politik me mbiemrin Vela, ne që ishim çuna, e thirrnim Lalë Xhevati!
Që kur Tripuni, takoi Lalën tonë, i tha: “Të kam sjell haberin e mirë. Je bërë baba!” Axha Abdulla (Jusufi), që ishte më i moshuar se të gjithë të tjerët, i parashtroi pyetjen: O Xhevat, pa më thuaj çfarë emri do i japësh çunit..; ai ndezi cigaren me filtër dhe tha: “Do ta thërras Flamur.., se ky emër , do i trazojë armiqtë e mi, nuk di gjë!” Komunistët, dy herë e përjashtuan nga vendi i punës.., fillimisht vitin 1969 dhe së dyti, motin 1981, dhe që nga ai vit, asnjëherë nuk u takua me nxënësit e tij!
Lalë Xhevat, ti mësues i dashur! Faleminderit për kontributin tënd të çmuar, “karshi” arsimimit të brezave prej gjak shqiptari!..
Fadil Lushi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66