.., asokohe kur komunisti prej kryepordhe, zgërdhihej me atdhetarin tonë!
Miku im i dashur! Statusin e sotëm, do e fillojmë me një shprehje proverbiale, ku pos tjerash, kësisoj lakohet: “Ata që nuk dijnë, le të mësojnë, ndërkaq, ata që janë të ditur, le të shijojnë kënaqësinë e të rikujtuarit!”
Dikur moti, në “kasabanë” tonë, jetonte dhe vepronte, Salajdin Hyseini, mësuesi i gjuhës dhe letërsisë shqipe! Ishte çuni i dytë i Efraim Efendiut, prefektit të Tetovës. Këtë njeri, komunistët barkmëdhenj dhe brekëgrisur, pasi e zunë në faj, për nacionalizëm të zjarrtë, për shovinizëm dhe iredentizëm.., e burgosën dy herë. Herën e parë e vendosën në Goli Otok dhe herën e dytë, në burgun e “Idriz-bej-ovasi!”.., njëkohësisht e larguan nga vendi i punës. Vitin 1981, që kur pushtetarët prej kryepordhash dhe opingarësh, që asokohe bënin moralistin e mërzitshëm dhe të maskuar, ia “morën masën e samarxhiut”, ia morën bukën e gojës të kalamajve të tij dhe ditarin e shkollës, mësuesi Salajdin, qe detyruar të bëjë punën e “bojaxhiut!” Derisa jetoi, në asnjë rrethanë, nuk u nënshtrua, asnjëherë nuk ndërroi as qimen, as lëkurën, as mendjen dhe as “bajrakun e dasmës!”
ps
Mësuesi ynë i dashur, Salajdin Hyseini! Faleminderit për kontributin tënd të çmuar, “karshi” arsimimit të brezave prej gjak shqiptari!
Fadil Lushi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66