Sadudin Gjura -1926-
Dikur moti, im xhaxha, më tha: “Nëse do shkruash për mikun tim, për shokun tim nga “Petrova Rupa”, nëse do ftillosh diç për Sadudinin, bëje me dashuri! Nëse do shkruash për të vërtetën e tij dhe shokëve të tij prej kampionë të ndërgjegjes së Tetovës dhe përreth saj, për nacionalistët e ndershëm, për shërbëtorët, dishepujt a atdhetarët, për njeriun që kërkoi lirinë e munguar të vatanit të tij të zaptuar.., që në fillim do duhet ta vrasësh heshtjen tonë prej varri, sepse heshtja jonë, është vjedhje, ajo është delikt i rëndë verbal, ajo di të vjedhë guximin dhe të vërtetën, të vërtetën për Sadudinin.., në do shkruash për Sadudinin prej mësuesi, që në fillim, do duhet t’i heqësh mënjanë emocionet sepse, çuni i axhës Abdulla nga Shipkovica, nuk kishte punë as me zemërimin, as me frikën, as me mallëngjimin a ngashërimin.., ai kishte punë me arsyen.., arsyen e kishte në majë të shpatës! Bëj kujdes! Mos ja prek poezitë: “Vaj si qenka ba Tetova”,”Marshi i normalistit” dhe “Kanga e punëtorit”.., lëri ashtu si i ka lënë amanet! Bëji, të fala nga Vatani!”
ps
Lalë Sadudin! Faleminderit!
Fadil Lushi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66