“Na bëj baba të të ngjajmë.., në sjellje e në mendime!”
Këtë shprehje proverbiale të mësipërm, dikur moti e kishin parafrazuar dy çuna të përvuajtur, nga “kasabaja” ime e bukur, Fatmiri dhe Afrimi.., kur ishin drejtuar babait të tyre prej mësuesi, njeriut, që unë asokohe parapëlqeja t’i drejtohem me emrin e tij përkëdhelës: “abi”. Ky mësues, që ishte njeri i armiqve, e quanin Nijazi, Nijazi Fanda. Ishte i biri i axhës Abedin, nga Tetova.., njeriu i cili për gjithë jetën e tij bëri mësuesinë.., njeriu i cili, që në moshën rinore, në krahasim me ca të tjerë shqiptarë prej komunistësh, për vatanin e tij, kishte mendim dhe sjellje krejt të ndryshme.., njeriu i cili, edhe përtej kërcënimeve a shtrëngimeve që ja bënin për të ndryshuar “fiqirin” dhe “bajrakun” shqiptar, asnjëherë nuk pranoi e as i plotësoi kërkesat për bashkëpunim.., dhe kur nuk mbylli gojën, përfundoi në burgun famëkeq të Goli Otokut.., ky ishte mësuesi, që ia “vuri flakën grevës, asaj greve, ku ishte ulur a shtruar me këmbë të kryqëzuara nën vete: Indiferentizmi, heshtja dhe frika kolektive e njerëzve me ‘tarafllëqe’, njerëzve, që asokohe, punët i kishin në terezi!” Babai prej mësuesi, asnjëherë “nuk parapëlqeu kërkesën dhe uratën” e çunave të tij: “na bëj baba të të ngjajmë.., në sjellje e në mendime!”, sepse nuk donte që komunistët t’ua “thenin qafën”.., dhe komunistët ua “thyen kokën” kur, Fatmirin, me akt vendimin e parë, e dënuan me 14 vjet heqje lirie, duke e dërguar në burgun e “Idriz-bej-ovës”, dhe më pastaj në spuzh afër Podgoricës ndërsa Afrimin e dënuan me 7 vjet burg. Ç’është e vërteta, këtyre çunave, asnjëherë nuk arritën, t’ua lëkundin idetë e tyre fisnike.., asnjëherë nuk arritën të shkelin mbi idealet e tyre të larta.., ani se ua “thyen qafën!”
Dikur moti, Agron Tufa kishte shkruar: “Kam formuar bindjen..,se çdo gjëje në këtë botë i gjendet ilaçi, përveç derës së vdekjes, e cila, pasi mbyllet, përjashton përfundimisht të gjitha ndërhyrjet!”
Miku im i dashur! Unë nuk do lejoj që dera e harresës, të mbyllet..,unë do të vazhdoj t’i përkujtoj pishtarët e arsimit shqip dhe çunat e tyre!
ps
Fadil Lushi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66