Për realizimin e referendumit për Autonomi Politike Territoriale të Shqiptarëve në Maqedoni, qytetarët do të deklarohen në pyetjen: ‘A jeni për Autonomi Politike Territoriale të Shqiptarëve në Maqedoni’.
Komisioni për çështje strategjike: Mit’hat Emini, sekretar i përgjithshëm i PPD-së, kryetar, ndërsa anëtarë tjerë ishin: kolonel Naxhi Ahmeti, Ismet Shabani – Shkupi, Shinasi Rexhepi, Abdylvehap Ismaili, Dr. Ilir Luma, Resmi Ejupi, Selam Elmazi, Samet Hyseini, Sejdali Saliu, Sejdin Abazi, Zudi Bilalli, Eugen Cami, Petrit Fetahu, Arif Seferi, Naim Ibrahimi, Hysen Haskaj, Ismet Berisha, Muhamet Demiri dhe Fatmir Stavileci.
Ish kreu i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit të Maqedonisë Sllobodan Bogoevski në emisionin “Top Tema” ka folur edhe për shpalljen e “Iliridës” nga Partia për Prosperitet Demokratik, më vitin 1992, në kohën derisa vet ai udhëhiqte me ministrinë e Punëve të Brendshme!
Në pyetjen e gazetarit se, a mund të bëhet paralele mes arrestimeve të kohës së tij pas shpalljes së Iliridës dhe ngjarjeve në Lagjen e Trimave – Kumanovë, Bogoevski tha se rrethanat kanë qenë ndryshe.
“Është rëndë që të bëhet paralele. Në rastin e Kumanovës bëhej fjalë për formacione paramilitare, që rrezikonin rendin kushtetues të Maqedonisë. Ndërkaq veprimi im në vitin 1993 kishte të bëjë me arrestimin e bartësve të formacioneve paraushtarake, jo për ide politike”, tha Bogoevski.
Ndryshe, referendumi për “Iliridën”- Autonominë politiko-territoriale të shqiptarëve ishte mbajtur më 11 dhe 12 janar të vitit 1992, kur shqiptarët kishin bojkotuar referendumin për pavarësinë e Maqedonisë, Kushtetuta e së cilës ishte e papranueshme për shqiptarët.
Nga minuta e 33 më detajisht mund ta dëgjoni prononcimin e Bogoevskit:
minuta 32…..
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66