Berat Azizi
Krejt duan zgjedhje, por si duket askush nuk është i përgatitur. Qytetaret jani gati çdo herë, ju vetëm bëni zë, por fillimisht hiqeni orën policore, hapni kufijtë, hiqeni karantinën…
…
Shqiptarët në kohë Pandemie: prishin Qeveri, prishin Parti, prishin Teatër, prishin shoqërinë, prishin 5 G, prishin teori…
…
Transferet politike në kohë pandemie kanë çmime të lira. Listës i prinë Maqedonia.
…
Gjendja e jashtëzakonshme vazhdohet për 14 ditë në kohën kur ne jemi në gjendje të zakonshme. Ora policore në kohë normale është e pakuptimtë. Në Gjermani nis futbolli, në Slloveni vuloset përfundimi i pandemisë, në Greqi bëhen gati plazhet, në RVM kanë nisur transferet politike…
…
Në kohën që komisioni përgatit protokoll për zgjedhje, më nuk ka kuptim ora policore e as maska. Nësen haper kutitë e votimit, atëherë duhet të hapen universitetet. Nëse hapen kufijtë për zyrtarët, atëherë duhet hequr ndalesën për transport publik. Nëse blihen stilografa për zgjedhje, atëherë duhet ndihmuar bizneset e vogla. Nëse shpejtojmë të shkojmë në zgjedhje, atëherë duhet shpejtuar zhvillimin ekonomik…
…
Do analista që u humbën muajt e fundit dhe dy javë do nisin të dalin në shesh. Vetëm presin të caktohet data e zgjedhjeve. Emrat publikohen së shpejti…
….
Takimi i liderëve, janë mbledh tetë burra, një orë policore nuk mund ta heqin! Njëni thotë jo në 7, në 8, tjetri për inatë të të parit, jo në 9 , por në 10; i treti nuk pajtohet se është propozim i opozitës, e kështu deri në mbyllje të takimit. Në fund Pendarovski u thotë:”Haj, se nisën ora policore, shkoni në shtëpi…
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66